Deputeti i PD Edmond Spaho përmes një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur deputetes Grida Duma, e cila deklaroi së fundmi se ‘faj kanë deputetët e vjetër të cilët nuk thanë ‘jo’ për djegien e mandateve’.
Spaho e këshillon Dumën që të mos nisë historira me armiq të dorës së dytë, pasi sipas tij, ka shumë gjëra të pathëna, të paditura dhe konfidenciale.
Ndër të tjera Spaho thekson se përgjegjësi i vetëm për këtë situatë në PD është Lulzim Basha, pasi ai doli edhe kundër ndërkombëtarëve duke djegur mandatet.
Postimi i Spahos:
“Po behet zakon qe te akuzohen te vjetrit, ata qe nuk folen, ata qe duhet te flisnin, rrethi i dyte i Bashes, etj. Po Kryetari a ka ndonje cike pergjegjesi apo faji eshte jetim ose i te tjereve?
Para se te akuzosh te tjeret mikja ime, pyet vehten se perse Kryetari mori kete vendim i vetem dhe perse nuk fole ti si pjese e Grupit Parlamentar kur kishe mundesi dhe duhej te flisje.
Besoj nuk ke harruar qe ne mbledhjen e Grupit Parlamentar Kryetari para se te merrej vendimi na siguroi qe kjo ceshtje eshte rakorduar me komunitetitn nderkombetar.
A e di ti ti qe shume prej nesh gjate gjithe vitit 2018, kur cmenduria e djegjes se mandateve mori hov, e kemi keshilluar Kryetarin te mos beje gabimin fatal qe te djege mandatet?
A e di ti qe ne Prill 2018 gjate vizites sone ne Bundestag te gjithe miqte gjermane i kane kerkuar te mos bojkotoje institucionet dhe te luftoje ne Parlament?
A e di ti mikja ime qe kryetari gjate gjithe vitit 2018 na ka siguruar ne rrethe te ngushta qe nuk behet fjale qe PD te djege mandatet?
A e di ti mikja ime qe ne takimet qe kemi pasur me zyrtaret me te larte te Departamentit te Shtetit si Drejtoreshen e Europes Qendrore dhe Lindore Susan Falatko dhe zyrtaret me te larte te Ambasades te SHBA ne Tirane, ne Tetor 2018 i kemi siguruar qe Basha eshte kunder dhe nuk do i djege mandatet?
Kjo menyre si flet ti mikja ime me kujton historine e atij fakirit qe i vodhen lopen dhe qe te gjithe e shanin e i bertisnin. Ne nje moment trishtimi te madh fakiri pyeti: dakord faji eshte i imi, por ai qe vodhi lopen a ka ndonje cike faj?
Te lutem, mos hyre ne terren te panjohur. Ka shume gjera te pathena, te paditura, konfidenciale. Lere me mire kete histori me armiq te niveleve te dyta”, shkruan Spaho.