Kushtet atmosferike shtyjnë dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, Departamenti i Garave publikon vendimin

by S.M

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka një ndryshim në programin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë për javën e 19-të për shkak të kushteve të atmosferike dhe reshjeve të dëborës. Ndeshja Pogradeci-Flamurtari, që ishte planifikuar ditën e shtunë, do të luhet ditën e hënë në ora 13:30 në stadiumin e Pogradecit.

Ndërsa, ndeshja Korabi-Valbona, që ishte planifikuar të dielën, do të luhet gjithashtu të hënën po në ora 13:30.

NDESHJET E KUPËS

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan tetë skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni. Laçi, Bylis, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo City, Vllaznia, Partizani dhe AF Elbasani janë tetë ekipet e kualifikuara për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Ditën e martë, Laçi mundi Kukësin 3-1, ndërsa Bylis siguroi kualifikimin në shtesë pasi mposhti Tiranën 2-1. Sot u luajtën gjashtë ndeshjet e tjera të fazës 1/8. Egnatia mundi Kastriotin 4-0, ndërsa Dinamo City triumfoi 6-1 ndaj Erzenit. Falë fitores minimale 1-0, Skënderbeu siguroi kualifikimin ndaj Vorës. Në ndeshjet e tjera, Partizani mundi Apoloninë 2-0, ndërsa sfidat Vllaznia – Besa dhe Teuta – AF Elbasani shkuan në shtesë, pasi u mbyllën 0-0 në kohën e rregullt.

AF Elbasani gjeti dy herë rrugën e rrjetës në kohën shtesë dhe siguroi kualifikimin, duke mbyllur sfidën 2-0. Ndërkohë, në “Loro Boriçi”, kuqeblutë e Vllaznisë shënuan golin e fitores në minutën e 108-të, duke avancuar më tej në Kupën e Shqipërisë.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë vazot për shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Vazon 1 janë: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Në vazon 2 janë: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime, dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Në ditët në vazhdim do të bëhet e ditur se kur do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

LEXO ME SHUME:KATEGORIA E PARË/ Lushnjes nuk ia ka fajin Magani, Marku nderon Korabin, Erzeni bllokadë Besës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.