AF Elbasani me mision të qartë. Klubi verdheblu ia doli të prekte Kategorinë e Parë dhe drejtuesit tashmë do të përpiqen të bëjnë një skuadër sa më dinjitoze. Mendohet se ato lojtarë që mbyllën sezonin vetëm shumë pak prej tyre do të vijojnë të jenë pjesë e klubit.
Bëhet fjalë vetëm për ata lojtarë që kanë bindur gjatë këtij sezoni dhe që i kanë cilësitë për të milituar dhe qenë konkurrues në Kategorinë e Parë. Sakaq, klubi pritet që përgjatë muajit qershor të jetë pushim dhe përgatitjet të nisin në muajin korrik, për të pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion për t’u përgatitur për sezonin e ri. Mësohet gjithashtu se drejtuesit kanë vendosur që ish-kapiteni i Elbasanit, Nevil Dede të jetë trajneri për sezonin e ri.
Është menduar që të zhvillohet edhe një fazë përgatitore jashtë vendit, por që gjithsesi ka ende kohë deri atëherë. Në klub duan që të krijojnë një ekip pretendent, ndaj do t’i përgatisin infrastrukturën e nevojshme çdo trajneri që do të drejtojë ekipin.