Debuton me Empolin, momenti kur Etrit Berisha “hipnotizon” Vlahovic nga pika e bardhë e penalltisë (video)

Portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha e ka nisur si titullar sfidën mes Empolit dhe Juventusit, një pjesë e parë që përfundoi me rezultatin 0-1 për skuadrën bardhezi. Në minutën e 24′ Danilo do të shënonte për Juventusin, por në të 39-tën, Gatti do të fitonte 11-metërsh.

Përsipër e mori Dusan Vlahovic i cili përballë portieri shqiptar gaboi me Berishën që tregoi gjithë reflekset e tij. Për Kombëtaren shqiptare, ky është një lajm i mirë në prag të dy ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Poloninë.

Related posts

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

Ekipi i Superiores drejt shkrirjes, largon të gjithë lojtarët dhe shet vetëm një futbollist

Çudira në futbollin shqiptar! Bashkia nxjerr në shitje aksionet e klubit, dalin se janë nën sekuestro