Debutoi me barazim në stolin e Flamurtarit, Emiljano Çela: Jam i kënaqur me gjendjen fizike të lojtarëve, por finalizimi mbetet problem

Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të sezonit përballë Luzit në transfertë. Emiljano Çela, trajneri i vlonjatëve është i kënaqur me lojën që zhvilloi skuadra.


“Komanduam ritmin e ndeshjes dhe patën qarkullim, patëm raste. Mund të quhet një nga ndeshjet me rastet më shumë të humbura. Shpresoj që të mos kemi më ndeshje me kaq shumë raste të pashfrytëzuara për gol. Përpos të gjithave, jam shumë i kënaqur me ekipin. Zbatuan me përpikëri detyrat që unë u dhashë. Pavarësisht golit të pësuar, mendoj se ishte një penallti inekzistente. Gjithsesi, na erdhi edhe ne shansi nga pika e penalltisë, por gabuam. Kështu që duhet ta pranojmë faktin se duhet të kënaqemi me anën fizike të ekipit. E patë edhe vetë, që deri në fund të lojës ekipi insistoi të gjente golin e fitores.”

Trajneri ka një këshillë për skuadrën. Sipas tij, ekipi duhet të tregohet më i saktë dhe më i shpejtë në finalizim. “Duhet të përmirësojmë 30 metrat e fundit. Duhet të tregohemi më të saktë dhe më të shpejtë në mbylljen e aksioneve”, përfundon Çela.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…