Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me emisionin “Opinion” foli në lidhje me debatin në parlament me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”. Duke komentuar deklaratat e Ramës, Berisha tha se ai foli dhe iku si kufomë politike.
Blendi Fevziu: Duket që iu është përgjigjur me ironi zoti Berisha se të gjitha ç’keni thënë, Rama iku, s’është më kryeministër, mbaroi, u fsheh, u bë, Rama mbajti një fjalim dhe iku.
Sali Berisha: Rama foli dhe iku si një kufomë politike zoti Fevziu. Nëse e studion qëndrimin e tij ku mezi mbahej në katedër në këmbë ai është i pakallur.
Blendi Fevziu: Mund të ketë pasur problem me shpinën ai se ka vazhdimisht.
Sali Berisha: Jo,jo. Nuk ka problem me shpinën ai. Ai ka probleme se ka bërë suicid politik me aktet që ka kryer.
Blendi Fevziu: Kjo mund të ndodhë, por ai nuk ka ikur, është aty.
Sali Berisha: Unë nuk po them që ka ikur. Po them që ka mbetur kufomë politike.
Berisha komentoi edhe deklaratën tjetër të Ramës i cili në parlament tha: Kjo është e vërteta që doli sipas jush apo edhe rusin që e ka emrin të shënuar dhe mbiemrin të shënuar në regjistrat e thesarit amerikan, si i paguar, e ka deklaruar vetë, “Kam paguar për të ndihmuar PD-në”. E shpika unë atë te studio e qeramikave të shtunën kur ju ishit në revolucion me 100 mijë veta dhe unë isha fshehur aty e unë po bëja një matrioshkë ruse me dinamit brenda dhe e nisa në Ëashington që me telekomandën time ta hedhë në erë?
“Lëvizja e pakontrolluar është problematike për të. Dëshmon atë që thashë. Ai ka lëvizje të pakontrolluara. Unë do e analizoj në çdo drejtim se që t’u them shqiptarëve që ai është një kufomë politike ata e dinë që nuk është një i sëmurë në agoni nga sëmundja, por nga trauma dhe suicidi politik që ka bërë. Ju e patë vetë si e humbi kontrollin e lëvizjeve”, u shpreh kryedemokrati.