108
Ditën e sotme presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e grupimeve të ndryshme parlamentare, të cilat kanë propozuar datat e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve.
Mësohet se Partia Socialiste ka propozuar datën 14 maj, ndërkohë që opozita ende nuk ka dhënë një datë.
Presidenti ka zhvilluar takime më herët edhe me deputetin Enkelejd Alibeaj, me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputetin Oerd Bylykbashi përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit.