E dinit që futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, jeton ende me nënën e tij, Maria Dolores dos Santos? Madje ylli portugez ka një arsye të mirë për këtë.
Duke qenë se familja e tij u rrit jashtëzakonisht shumë e varfër, Ronaldo dëshiron që të sigurohet që në këtë pikë të jetës së Maria Dolores, të kujdeset ai për nënën e tij.
Kur CR7 ishte një djalë i ri, nëna e tij punonte 7 ditë në javë dhe madje edhe net si pastruese vetëm që ai të blinte një palë këpucë futbolli. E jo vetëm kaq, pasi ajo mund të flinte edhe e uritur që Ronaldo të hante.
Futbollisti i famshëm është shumë i vetëdijshëm për faktin se janë sakrificat e nënës së tij që e kanë çuar atë në këtë pikë. I ka të gjitha mundësitë, por kjo është arsyeja pse ai ka qenë gjithmonë shumë mirënjohës për familjen e tij dhe madje ka thënë në shumë raste se babai i tij nuk është arsyeja pse ai u rrit i varfër, por arsyeja pse ai do të vdesë i pasur.
Nga ana tjetër kujtojmë se ditët e fundit ka pasur aludime se Cristiano Ronaldo do të dënohet me 99 goditje me kamxhik, sapo të shkelë në tokën iraniane. Kjo për arsye se portugezi përqafoi një grua në udhëtimin e tij të fundit në Iran.
Kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore në këtë vend mysliman. Së fundmi ambasada iraniane në Spanjë ka hedhur poshtë të gjitha raportet dhe ka folur qartë rreth kësaj situate duke mohuar se ka pasur një vendim të gjykatës për këtë çështje.