Kualifikimi mbush arkat e Dinamos, zbulohet shifra marramendëse që ka përfituar klubi për kalimin në Play-Off

by KLIKOJE.AL

Kualifikimi i Dinamos në play-offin e Conference League , përveç arritjes sportive për klubin blu, shoqërohet edhe me përfitime të ndjeshme financiare nga të ardhurat që sigurohen nga UEFA në kompeticionet e saj. Dhe fitimet e Dinamos tashmë kanë kaluar 1 milionë euro në rastin më të keq të mundshëm.

Falë kalimit në play-off, edhe nëse eliminohet, Dinamo do të ketë të siguruar minimalisht 1 milion e 275 mijë euro, falë pjesëmarrjes në tre ture të kompeticionit, meqë nuk luajti në turin e parë të Conference League dhe e nisi direkt në të dytin.

Një shifër jashtëzakonisht e lartë për blutë të cilët padyshim do të synojnë edhe më shumë duke tentuar kalimin në grupe. Por edhe nëse nuk ia dalin, një shifër e tillë padyshim do të ndihmojë klubin që të investojë për të siguruar lojtarë të tjerë cilësorë që të zëvendësojnë emrat që u larguan gjatë verës si Mandela e Zabërgja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.