113
Kur bëhet fjalë për postime fotosh nëpër rrjetet sociale, nxitojmë të pyesim shoqen e ngushtë cila është fotoja e duhur.
Vetëm se ndonjëherë diferenca e tyre është aq e vogël sa rrimë një herë dhe mendojmë, po cfarë ndryshon këtu? Ja fiks kështu ka ndodhur edhe me Xhemin dhe Arbanën.
Mbrëmjen e kaluar Xhemi i ka çuar dy foto Arbanës, për të zgjedhur njërën prej tyre.
Kjo e fundit ka nxjerrë menjëherë edhe një meme, duke treguar se zgjedhja ka qenë e vështirë sepse i duket njësoj, shoqëruar edhe me disa të qeshura.
Ç’të shtojmë ne? Arbana na beso, nuk je e vetmja!
Burimi: revistawho