Benfica rikthehet përsëri në çerekfinalet e UEFA Champions League, me portugezët që triumfuan edhe në Lisbonë përballë Club Brugge.
Ashtu si edhe në Belgjikë, aty ku Benfica siguroi suksesin 2-0 edhe në “Estadio da Luz”, të besuarit e trajnerit Schmidt diktuan ritmin dhe rezultatin duke fituar 5-1. Në fund Benfica siguroi biletën e kualifikimit falë rezultatit të përgjithshëm 7-1, ndërsa Club Brugge mbyll këtu aventurën.
Chelsea bën realitet ëndrrën kualifikim përballë Borussia Dortmund, me londinezët që fituan 2-0 duke zhvlerësuar humbjen 0-1 në Gjermani.
Në një moment kritik, skuadra e Potter triumfoi përballë “verdhezinjve”, në një sfidë shumë të luftuar, me skuadrat që u prezantuan me shumë mungesa.
Londinezët kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë falë Sterling, me anglezin i cili realizoi në minutën e 43-të.
Fraksioni i dytë nisi shumë mirë për londinezët, pasi dyfishuan me penallti, pas një prekje të topit me dorë nga Wolf. Kai Havert dyfishoi avantazhin në minutën e 52-të nga pika e bardhë e penalltisë, me gjermanin i cili goditi dy herë, sepse në momentin e parë kishte parregullsi, me arbitrin kryesor Makkelie i cili e përsëriti penalltinë dhe sulmuesi u tregua i saktë më pas.