Bizelet janë një nga bimët më të kultivuara në të gjithë botën.
E mira e tyre është se mund t’i ruani e t’i konsumoni përgjatë gjithë vitit e të merrni plot vlera për organizmin.
Megjithatë jeni pikërisht në stinën kur ato janë të freskëta e të shijshme, ndaj përfitoni nga rasti për t’i gatuar sa më shpesh.
Në këtë artikull ju tregojmë një mënyrë të shpejtë se si t’i përgatisni bizelet e freskët në shtëpinë tuaj.
Ndiqni mënyrën e shpejtë të përgatitjes sipas këshillave:
Përbërësit
900 gr bizele
65 ml kos
65 ml majonezë
65 gr qepë e grirë
130 gr djathë kaçkavall
Vaj ulliri
Kripë
Rigon
Përgatitja
Si fillim pastroni bizelet dhe vendosini ato të ziejnë në ujë siç bëni zakonisht.
Kur të kenë mbaruar këtë process, lërini të ftohen në temperaturë ambienti e më pas në një enë bashkojini me përbërësit e tjerë.
Shtoni aty kosin, majonezën, qepën e grirë, djathin kaçkavall të prerë në kubikë të vegjël, rigonin dhe kripën.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak proshutë të tymosur apo mihs të thatë për t’i dhënë më shumë shije.
Përziejini mirë të gjithë përbërsit dhe shijojeni këtë pjatë të ftohtë.
Këtë sallatë mund ta ruani të mbuluar në frigorifer deri në 3 ditë.