Çfarë po paralajmëron Irani? Zbulon dronin e ri dhe jep mesazhin kërcënues: Përgatituni… (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Irani ka ndërtuar një dron të avancuar të quajtur Mohajer-10 me një gamë të zgjeruar fluturimi dhe kohëzgjatje, si dhe një ngarkesë më të madhe. Lajmi është publikuar sot nga mediat shtetërore iraniane. 

Mediat iraniane raportojnë se droni i ri ka një rreze operative prej 2,000 km (1,240 milje) dhe mund të fluturojë deri në 24 orë. Ngarkesa e tij mund të arrijë 300 kg, dyfishi i kapacitetit të dronit “Mohajer-6”.

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Iranin për ofrimin e dronëve Mohajer-6, mes mjeteve të tjera ajrore pa pilot, për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Teherani e mohon këtë, teksa në prezantimin e armës moderne, u lëshua dhe një kërcënim për botën, teksa thuhej: “Bëni gati strehimoret”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.