Çfarë po ndodh në veriun e Kosvës?! Ushtarët e NATO-s të plagosur, përleshje me serbët (video)

by KLIKOJE.AL

Ka kaluar në përleshje fizike dhe sulme të ndërsjellta protesta në veri të Kosovës, me pasojë disa të plagosur nga KFOR, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Situata degradoi në Zveçan, kur ushtarët e NATO-s kërkuan hapjen e rrugës pranë komunës, ndërsa protestuesit bllokuan lëvizjen dhe vunë si kusht largimin e policisë të Kosovës.

Videot më poshtë kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe tregojnë momentet e përleshjeve, që përfunduan me disa ushtarë të plagosur dhe arrestime në radhët e serbëve.

Pamjet më poshtë tregojnë disa ushtarë të shtrirë në tokë, në pritje të ndihmës së parë. Ata janë të rrethuar nga forcat e tjera të KFOR, që përleshen me protestuesit. Në filmime duket se zona është e mbushur me gaz lotsjellës dhe përreth ka zjarr dhe tym.

Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte paralajmërimi që dha KFOR para ndërhyrjes.

Misioni njoftoi për 25 ushtarë të plagosur nga KFOR dhe foli për “sulme të paprovokuara” nga ana e serbëve.

“Duke iu kundërvënë turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftimin e KFOR. Përplasja në Zveçan ndodhi pasi forcat paqeruajtëse kërkuan nga përfaqësuesit të Listës Serbe që të mundësojnë lëvizjen e tri automjeteve të Policisë së Kosovës. Brenda automjeteve ishin policët që kërkonin hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

Policët në automjete qëndronin aty që prej orëve të para të mëngjesit. Kërkesa e KFOR u kundërshtua nga protestuesit serbë, që kërkonin të mbanin godinat e komunave të rrethuara.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.