Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar kompanisë së ndërtimit “Victoria Invest” të dhëna për personin e arrestuar Florenc Çekrezi, përmes një shkrese zyrtare të muajit Tetor 2022.
Çekrezi, është kushëri i Eljo Bitrit dhe i arrestuar nga SPAK për vendosjen e sasisë së tritolit në banesën e Talo Çelës, ngjarje kjo e ndodhur në 5 nëntor 2020 në Elbasan.
Tre prokurorë të SPAK kanë ngritur dyshime të forta se sasia e tritolit e vendosur në kollonat e shtëpisë së Talo Çelës, është marrë pikërisht në ambientet e kompanisë private “Victoria Invest”. Lënda plasëse besohet se është marrë nga Florenc Çekrezi, i cili në vitin 2020 shërbente si puntor eskavatori në kompaninë e ndërtimit.
Më tej, lënda shpërthyese i është dhënë Nuredin Dumanit dhe ky i fundit ia ka dhënë Eljo Bitrit, Skerdi Tasit dhe Henrik Hoxhaj, për të mbaruar punë. Tashmë, SPAK kërkon përgjigje nga kompania “Victoria Invest”, nëse i arrestuari Florenc Çekrezi, ka qënë i punësuar në këtë kompani ose jo.
Në shkresën e siguruar nga RTV ORA thuhet:
“…konkretisht nëse ka qenë i punësuar pranë kësaj shoqërie, periudha kohore e detyrat fuksionale te kryer prej tij. Si dhe nëse “Victoria Invest” përdor lëndë shpërthyese eksplozive në zbatim të projekteve të ndryshme infrastrukturore…”
Prokuroria arsyeton se ngjarja shembjes me tritol të shtëpisë së Talo Çelës, u organizuar nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi si dhe kushëriri i shtetasit Elio Bitri i identifikuar si Florenc Çekrezi.