207
Vonesat dhe të papriturat me këngën e re që pret të publikojë, kanë bërë që Beatrix Ramosaj të pësojë një atak paniku nga stresi.
Këtë e bën me dije vetë këngëtarja në postimet e saj në rrjetin social Twitter.
“Pse ndihem kaq emocionale. E urrej këtë!!! Unë mendoja se kënga do të dilte këto ditë dhe jam shumë e stresuar.
U pushtova aq shumë nga emocionet, saqë fillova të qaja e pasuar nga një atak paniku! Zemra ime djemaaaa………”, shkruan Ramosaj teksa e shoqëron postimin dhe me disa emoji me lot dhe me zemër të thyer.
Ndërkohë në Instragram Beatrix ka postuar disa foto të saj ku duket e veshur me xhinse dhe ‘crop top’.