Çfarë fshihet pas humbjes së Tiranës?! Konflikt presidencë-staf teknik e vonesa në pagesa…

by KLIKOJE.AL

Në fillim Erzeni, pastaj edhe Laçi, vetëm se kjo e fundit, ishte një shembje me zhurmë, për rezultatin 0-3 që nuk lë shumë diskutime e për faktin se u mundën nga një kundërshtar që e kishte trajnerin në pankinë prej vetëm dy ditësh.

Pa përmendur që të dy humbjet u maturuan në stadiumin e shtëpisë, aty ku duhet kërkuar me kujdes në histori për të gjetur herën e fundit që 26 herë kampionët e kishin lejuar. Mbetet tani të kërkohet shkaku, por edhe ai nuk është i vështirë të identifikohet, me konfliktin e brendshëm mes presidencës dhe stafit teknik, që po bëhet present edhe në rezultatet e fushës.

Ato tentativa ndërhyrje që tekniku i ka kthyer mbrapsht kanë derdhur gotën e mbushur plot, me vonesat e vazhdueshme në pagesa, që kanë bezdisur edhe lojtarët. Të kuptohemi, askush nga lojtarët nuk mungoi në impenjimin e tij fizik në fushë, thjesht mendja nuk kishte qetësinë e duhur për të bërë atë që duhej, në momentin e duhur.

Problemi i Tiranës është vetëm brenda tyre dhe nuk ka asnjë shkak tekniko-taktik. Konfirmimi pastaj, për ata që dinë të lexojnë, është se Orges Shehi nuk u prezantua në mikrofonët pas ndeshjes, për të komentuar ndeshjen e Tiranës.

E këtu pak ka të bëjë humbja. Nëse konsiderohet fakti që edhe sezonin e kaluar, gjatë vonesës së pagave që shtynë rinovimin kur kontrata kishte skaduar, Shehi nuk u prezantua fare para mikrofonëve, atëherë kuptohet se tekniku nuk e ka patur vështirësinë të komentojë 0-3 me të cilin Tirana humbi ndaj kurbinasve të drejtuar nga Mirel Josa.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.