“Çfarë do t’i thotë UEFA këtij turpi?”, gazetari turk shpërthen ndaj Tiranës: Nëse do ishte Manchester City, ndeshja do kishte përfunduar

Ndeshja midis Tiranës dhe Besiktas-it u ndërpre para startit të takimit për shkak të mjeteve piroteknike të hedhura në fushë. Shumë flakadanë të hedhur gjë që sollën edhe sjellje antisportive që mund të çojë dhe në dënime nga UEFA. Një sjellje e tillë ka bërë jehonë edhe në gazetat më të rëndësishme turke.

Gazetar i “Yeniçağ Gazetesi” Gürel Yurttaş ka kritikuar sjelljen e UEFA-s, pasi sipas tij ndeshja duhej mbyllur në favor të skuadrës turke. Ja shkrimi i tij.

“Ishte sikur po luaje në lagje. Si mund të ndodhin këto lloj ngjarjes në një ndeshje europiane? Kush ka faj? Ata që hedhin mjete piroteknike në fushë apo ata tifozë që hyjnë?

Normalisht, nëse përballë Tiranës do të ishte Manchester City, jam i sigurt që kjo ndeshje do të përfundonte aty, do të shpallej fitues Manchester City.”

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…