112
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të zbarkojë ditën e enjte në Tiranë. Slloveni pritet të ketë një takim të veçantë me kryeministrin Edi Rama, takim në të cilin nuk pritet të jetë pjesë presidenti i FSHF-së Armand Duka.
Kjo vizitë pritet të sqarojë shumë gjëra, fillimisht për ndërhyrjen e politikës në futboll, por edhe për manipulimin e zgjedhjeve në Shoqatat Rajonale.
Është parashikuar se Ceferin do të qëndërojë vetëm një ditë në Tiranë, ndërsa pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Ceferin do të takohet me Armand Dukën. Presidenti i UEFA-s duhej të mbërrinte ditën e hënë, kjo nuk u arrit për shkak të agjendës së tij të ngjeshur.