Pa fitore në kampionat, e ardhmja e Carlos Garcias te Flamurtari në fije të perit

by S.M

Carlos Garcia mund të shkarkohet, ose të japë dorëheqjen. Vendimi mund të merret sot. Burime pranë klubit konfirmuan mbrëmë vonë se drejtuesit janë tejet të mërzitur për humbjen në shtëpi dhe për faktin se Flamurtari i objektivave madhorë ka rrëshqitur pikiatë në fund të tabelës.

Gjasat janë që të mos ketë më falje, por gjithçka do të vendoset sot. Por duket se me këtë ecuri, trajneri spanjoll t’i ketë orët të numëruara në pankinë. Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës, Carlos Garcia ende nuk ka arritur të regjistrojë fitoren e parë, duke e lënë ekipin në një pozitë delikate si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë psikologjik. Skuadra ka treguar momente të mira loje, por mungesa e efikasitetit në sulm dhe gabimet në mbrojtje kanë kushtuar shtrenjtë.

Tifozët, të etur për rezultate pozitive, fillojnë të shfaqin pakënaqësi, ndërsa drejtuesit e klubit mbajnë ende besim se projekti i teknikut spanjoll do të japë fryte me kohë. Garcia ka deklaruar se ekipi është në proces rindërtimi dhe se beson tek potenciali i lojtarëve. Megjithatë, koha po tregon se Flamurtarit i duhet urgjentisht një fitore për të rikthyer besimin dhe atmosferën pozitive brenda grupit.

LEXO ME SHUME:“Nuk kthehen më dot te lavdia”, Ard Mema i sinqertë për situatën e Tiranës: Duhen ndryshime rrënjësore

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.