124
Pas fjalimit të mbajtur para kryeministrisë, Sali Berisha është zhvendosur drejt ministrisë së Brendshme dhe parlamentit, ku ka marshuar së bashku me protestuesit.
Berisha ka ndaluar pikërisht para ministrisë, ku i ka dhënë një mesazh ministrit Bledi Çuçi. Ndërkohë, para se të niste fjalimin, duket se ai është kapur edhe me një protestues, të cilin e ka cilësuar si provokues.
“Po çfarë keni, ikni mos provokoni. Është Ditën e hënë revolucioni, është para parlamentit. Sot është një ditë paqësore, të hënën do jetë ndryshe. Hapat e tjera do i mësoni në ditët në vazhdim. Kaluam para parlamentit për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi.”- tha Berisha.