Bylisit i largohet kapiteni, postimi i tij në rrjetet sociale: Kënaqësi që isha pjesë e skuadrës, suksese në Superiore (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Pas Jurgen Goxhaj, është një tjetër lider që largohet nga skuadra e Bylisit. Gëzim Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e ballshiotëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë qendërmbrojtësi me anë të një foto të një postimi në InstaStory.

“Bylis, suksese në Abissnet Superiore. Kënaqësi që isha pjesë e objektivit të arritur”, shkruan 34-vjeçari.

Kujtojmë që Krasniqi u bë pjesë e Bylisit verën e vitit 2023, kur transferohej nga Erzeni. Qendërmbrojtësi 34-vjeçari largohet vetëm pas 1 sezoni, por me një objektiv të arritur siç ishte rikthimi në Superiore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.