Janë mbyllur dy sfidat e Kategorisë së Parë. Në Ballsh u zhvillua një super sfidë mes Bylis dhe Kastriotit. në “Adush Muça” u shënuan plot 4 gola, me vendasit që arritën të sigurojnë 3 pikët, teksa fitojnë 3-1 dhe përkohësisht të mbajnë vendin e parë në klasifikim.
Fillimisht do të ishte Lajthia në minutën e 21-të që do të gjente rrugën e rrjetës. Sërish vendasit në minutën e 70-të do të dyfishonin shifrat, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje. Kastrioti do të merrte “zemër” dhe në minutën e 74’-të do të barazonte shifrat me Kodren.
Por festa e krutanëve do të zgjaste vetëm 6 minuta, pasi Flamurt Ruci në minutën e 80-të do të rikthente vendasit në avantazh 2-1. Në minutën e fudnit shtesë do të kishte vend edhe për golin e Eminit 94′, për të çuar kështu 3-1 rezultatin.
Në duelin tjetër të zhvilluar në Berat mes Tomorit dhe Lushnjes nuk pati fitues. Beratasit ndalin hapin, me lushnjarëet që largohen me pikë nga një prej transfertave më të vështira në Kategorinë e Parë.