Bylis arriti në fundjavë rikthimin në Kategorinë Superiore. Ekipi ballshiot mposhti Korabin 3-2, dhe ia doli të rikthehej në elitë katër javë nga përfundimi i sezonit. Pavarësisht arritjes së objektiv, në klubin ballshiot kanë nisur firot e para. Jurgen Goxhaj dhe Lusaed Kastrati nuk janë më pjesë e Bylisit.
Për asnjërin nuk bëhen të ditura shkaqet e largimit edhe pse pak i çuditshëm largimi i Goxhajt i cili ishte një nga shtyllat e ekipit në këtë sezon duke u paraqitur në 20 ndeshje. I larguari i rradhës është Lusaed Kastrati,qendëembrojtësi 23-vjeçar i cili u afrua në merkaton e janarit zhvilloj vetëm 2 ndeshje me fanellën ballshiote dhe duke gjetur një herë rrjetën në takimin kundër Apolonisë fituar me shifrat 3-1.
Sipas informacioneve të brendshme te Bylis mësohet se sezonin e ardhshëm do tu besohet më tepër lojtarëve të akademisë të cilët me grupmoshën u19 rënditen në vendin e parë dhe shumë afër suksesit.
LEXO MË SHUMË:“Bylis është si Real Madrid në këtë kategori”, Besnik Kapllanaj sfidon AF Elbasanin: Skuadra është projektuar vetëm për fitore
“Unë ekipit i them se Bylisi në Kategorinë e Parë është si Real Madrid. Luajmë vetëm për të fituar dhe në çdo ndeshje shkojmë për këtë motiv.