Bylis bën goditjen e madhe në merkato, firmos me ish-lojtarin e AEK-ut (EMRI)

Bylis ka afruar një lojtar në orët e fundit të merkatos së janarit. Laert Papa është lojtari më i ri i ballshiotëve.21-vjeçari i dalë nga akademia e Aek në verën e vitit 2021 firmosi kontratë si profesionist me klubin grek dhe që nga ai vit sulmuesi i krahut të djathtë numëron paraqitje me ekipin e AEK B që militon në ligën e dytë greke.

Gjithashtu Papa, është një pjesëtar i rregullt i përfaqësueseve të moshave që nga U15 e deri me U19.Këto ditë lojtari pritet të zyrtarizohet nga ekipi dhe të zbresë në stërvitje me e ekipin e Bylis. Ekipi ballshiot renditet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me AF Elbasanin, por me vetëm një ndeshje më pak për të zhvilluar.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…