Menaxheri Bruno Dodi godet me transferimin e lojtarit të Kombëtares U-19 në Itali. Ledion Pëllumbi, mbrojtësi 18-vjeçar shtatlartë që është edhe kontigjent i Kombëtares U-19 kuqezi, së fundmi është bërë pjesë e skuadrës së Serisë D në Itali, “Cassino”, e cila është pretendente këtë sezon për t’u ngjitur një kategori më lartë.
Në fakt, transferimin e bujshëm, në Serinë D në Itali e mundësoi menaxheri i njohur shqiptar, Bruno Dodi, që ka transferuar vitet e fundit disa futbollistë të talentuar, shqiptarë dhe jo vetëm në kampionatet më në zë të Europës.
Qendërmbrojtësi Pëllumbi është formuar në Greqi, në klubin e Apollon Smyrinis, ndërsa në provën disa ditore në Itali, ai ka befasur me paraqitjen, madje ka rënë në syrin edhe të klubeve të njohura në shtetin fiqnj, duke lënë kështu të hapur mundësi transferimi edhe në klubet e Parmës dhe Bolonjës, por si variant më të mirë aktivizimi është preferuar “Cassino”.
Drejtuesit e Parmës dhe Bolonjës, kanë marrë kontakte edhe me menaxherin Burno Dodi, për mundësinë e transferimit të Pëllumbit, në një të ardhme të afërt në organikën e tyre.
Pëllumbi synon që duke luajtur në shtetitn fiqnj, të veshë edhe fanelën kuqezi, atë të Shpresave U-21 dhe Kombëtares A, pasi ka të dhëna mjaft të mira, si tekniko-taktike, ashtu edhe fiziku për t’u admiruar.