Jo vetëm PSV dhe Parma, dy klube të Bundesligës interesohen për Armando Brojën

by S.M

Armando Broja do të zgjedhë në javët e ardhshme destinacionin e radhës së karrierës së tij që do të jetë larg Chelsea-t. Ai dhe klubi londinez praktikisht kanë shkëputur të gjitha marrëdhëniet dhe futbollisti thjesht pret të gjejë një skuadër të re për t’u transferuar.

Mediat pranë klubit londinez bëjnë të qartë se kërkesat për lojtarin janë më të shumta nga jashtë Anglisë dhe katër prej tyre janë shumë më të avancuara. “Chelsea News” bën të ditur se interesimi i skuadrës së Parmës nga Seria A është konkret dhe jo thjesht një thashethem i merkatos.

Gjithashtu, Stutgart dhe Leipzig nga Bundesliga janë në kërkim të një lojtari si Broja dhe kanë vendosur kontaktet e para me Chelsea-n që zotëron kartonin dhe vetë sulmuesit.

Gjithashtu, pista e katërt interesante mbetet ajo e PSV në Holandë, ku sulmuesi do të kishte mundësinë që të rifitonte më me qetësi formën më të mirë, duke qenë gjithsesi në një klub me ambicie.

LEXO ME SHUME:Futbollisti i Elbasanit nuk udhëton me ekipin në Greqi, shkak dëmtimi kundër Pogradecit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.