Britania bën lëshime, ofron të ndryshojë ligjin që shkel ujdinë Brexit

Mbretëria e Bashkuar bën lëshime duke i zgjatur kështu dorën e bashkëpunimit Bashkimit Europian.

Londra thotë se është e gatshme të heqë 3 klauzola kontroverse nga ligji për tregun e brendshëm të Britanisë. Ky ligj është kritikuar ashpër nga zyrtarët e BE-së, pasi sipas tyre, shkel marrëveshjen për Brexit.

Michael Gove gjendet në Bruksel për bisedime me zyrtarët e Unionit, në përpjekjen e fundit për arritjen e një ujdie tregtare, pas Brexit.

Në një deklaratë, qeveria Britanike thotë se vendimi përfundimtar për këto negociata do të merret në ditët në vijim. Palët kanë kundërshti në tre çështje kyce: të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurencës dhe mënyra e zbatimit të rregullave të dakordësuara.

Nëse një ujdi nuk arrihet, atëherë Britania dhe Bashkimi Europian do të vendosin taksa për shkëmbimet tregtare duke filluar nga janari.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën