Ish- çifti Irina Shayk dhe Bradley Cooper, i cili ka vajzën tre-vjeçare Lea de Seine Shayk Cooper, janë përqendruar në ruajtjen e një marrëdhënie të shëndetshme bashkë-prindërore. Çifti u nda pas katër vitesh së bashku në 2019, por sipas ‘Entertainment Tonight’, marrëdhënia e tyre pas ndarjes është shumë miqësore dhe e përzemërt dhe ata mendojnë si një “ekip” kur bëhet fjalë për vajzën e tyre.
“Rutina dhe orari i tyre për bashkë-prindërim po shkon normalisht dhe ata kanë respekt për njëri-tjetrin. Prioriteti i parë i Bradley është Lea dhe Irina është gjithashtu një mami praktike. Ata të dy duan atë që është më e mira për Lea, kështu që është e lehtë për ta të jenë një ekip në këtë drejtim”, u shpreh një burim për ‘ET’.
Cooper kohët e fundit u shpreh në një intervistë të rrallë në lidhje me kujdesin për familjen e tij në mes të pandemisë ‘Covid-19’, duke shprehur se ai vazhdon të ketë përparësi shëndetin e vajzës së tij dhe nënës së moshuar gjatë kësaj kohe.
“Unë jam me vajzën time, nënën time dhe dy qentë e mi dhe ne nuk jemi larguar nga shtëpia. Nëna ime është 80 vjeç, kështu që unë nuk mund të lejoj askënd në shtëpi. Ne jetojmë në një shtëpi të vogël qyteti, për fat të mirë ka një oborr të madh” u shpreh Cooper, duke theksuar se ai gjithashtu po përpiqet të argëtojë sa më shumë vajzën e tij.
Burimi: revistawho.com