Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës ka folur në përfundim të sfidës ndaj Elbasanit. Bardheblutë morën 1 pikë pas barazimit 1-1 në Durrës dhe këtë rezultat ka analizuar tekniku korçar në mikrofonin e RTSH.
“Mendoj që kam marrë mesazhet që i dija. Mund të them që jam i kënaqur pavarësisht rezultatit të sotëm. Duhet të jemi më të kujdesshëm. Prisja një Tiranë më cinike. Kemi qenë solid. Patëm momente të mira për të dyfishuar rezultatin, bëmë mirë në pjesën e parë. por futbolli është ashtu, mund të fitosh dhe mund të humbasësh.
I dhash më shumë besim Metës. Është një djal i ri. Kja bërë një ndeshje shuëm trë mirë përballë një kundërshtari shumë të vështirë. Jam i kënaqur me të.
Nga mungesa e Ernest mendova që Ndreca do të ishte ndërrimi ideal. Bëri shumë mirë në të dyja pozicionet. Jarmouni duhej të kishte bërë më mirë, por e kuptoj. Ka patur një shqetësim në stërvitje.
Jemi marrë me rivalët si godasin kornerin. Pikërisht aty e pësojmë golin. Por është meritë dhe e kundërshtarit.
Kemi pësuar në të njëjtën mënyrë pothuajse ndaj Egnatias. Kemi punuar në stërvitje po për fat të keq jo gjithnjë ajo që do del siç do ti ose ajo për të cilën je i përqendruar. Ishim të cunguar sa i takon stolit. Kishim probleme, disa nga lojtarët kanë luajtur jo në 100 përqind”, u shpreh Shkëmbi.
LEXO ME SHUME:Pankarta, kore dhe spektakël! Tirana-Elbasani, ndeshja fitohet nga tifozët (video)
Tirana-Elbasani, ndeshja e javës së 23-të të Abissnet Superiore është mbyllur me rezultatin 0-0. Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në derbi, ku shumë tifozë ndodheshin në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”.