Bledi Shkëmbi pranon superioritetin e Egnatias: Barazuam me ekipin më të mirë në Shqipëri

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u shpreh i lumtur, për barazimin që skuadra e tij regjistroi ndaj kampionëve të Egnatias. Në analizën e bërë menjëherë pas ndeshjes, tekniku korçar deklaroi:

“Nuk ishim në nivelin e dy ndeshjeve të para, patëm vështirësi edhe për meritë të kundërshtarit. Por vuajtëm nga duelet e humbura në mesfushë. Haxhiu i dha tjetër rritëm skuadrës, në pjesën e dytë. Kemi mundësi të bëjmë më shumë. Një barazim me Egnatian, skuadrën më të mirë të kampionatit, mendoj që është “OK”.

Nuk mendoj që e mbivlerësuam Egnatian. Kemi pasur edhe probleme fizike me mbrojtësit. Në disa momente edhe vuajtëm pak, sidomos në mesfushë. E nisëm me 4-3-3 të pastër. Për meritë Egnatia na diktoi mesfushën, na mbajti në presionin. Duhet të reagonim pak, pavarësisht se pësuam gol. Në pjesën e dytë u bë më mirë, jo vetëm për meritë të rreshtimit, por skuadra reagoi më mirë”, përfundoi Shkëmbi, në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol” në “RTSH Sport”.

Related posts

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Tirana fiton derbin me Dinamon, bardheblutë pranë firmës me realizuesin e 15 golave