118
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, parashikon që fundi i pandemisë së koronavirusit është ende larg.
Sipas tij, kriza e Covid-19 do të përfundojë brenda dy vitesh. Por, ai është optimist për krijimin e shpejtë të vaksinës.
“Pandemia do të përfundojë brenda dy vitesh. Por, brenda fundit të vitit mund të kemi 3 vaksina të autorizuara”, tha filantropi.
Sa i përket menaxhimit të krizës nga ana e Presidentit amerikan, Donald Trump, Gates tha: “Ka qenë një menaxhim i tmerrshëm”.