“Big Brother VIP 3”, Sara Hoxha zbulon pamjet e para të shtëpisë (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip 3’ pritet të nisë brenda këtij viti dhe përgatitjet për shtëpinë e famshme duket se janë drejt përfundimit.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë një postim i bërë nga njëra prej drejtueseve të televizionit, Sara Hoxha, ku tregon ambientin jashtë shtëpisë e cila është në punim e sipër. Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare mbi fillimin e tij. Sara nuk ka shkruar asgjë krah postimit, përveçse ka vendosur vendndodhjen.

Shumë është diskutuar mbi moderatorin e formatit këtë vit. Ka aludime se Arbana dhe familja Hoxha kanë pasur probleme dhe ajo nuk do jetë më në krye të tij. Vetë Arbana i ka mohuar këto zëra teksa ka thënë se do e shohim së shpejti në ekran por jo se në cilin program.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.