Nesër është finalja e madhe e këtij edicioni të “Big Brother VIP” dhe pritet që të ketë shumë surpriza dhe emocione të forta.
Vëllai i Madh mbrëmë organizoi një festë beqarie për këngëtarin. Ky i fundit festoi me 3 finalistët e tjerë si dhe me disa nga ish-banorët e BB VIP që rihynë në shtëpi vetëm për festën.
Gjithashtu në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Vëllai i Madh kishte dërguar edhe disa striptiste, të cilat krijuan momente mjaft të ‘nxehta’.
Ndërkohë Luizi duket se e ka shijuar festën e tij dhe herë pas here ka harruar edhe kamerat. Në një moment, këngëtari ka nisur duke bërë striptizëm mbi Ronaldon, i cili ishte i shtrirë në tokë.
Ndërkohë Krist Aliaj duket se e ka shijuar pafund këtë festë, ku nuk ka pushuar asnjë sekondë së kërcyer. E jo vetëm kaq, pasi duket se atij i ka pëlqyer njëra nga balerinat, me të cilën flirtoi.
Madje në një moment teksa po kërcenin së bashku, ajo e ka puthur Kristin në buzë. Nga ana tjetër, kur festa po mbaronte Lorenci u tha atyre se do ti takonte sapo BB VIP të mbaronte.