209
Krizë mes çiftit më të dashur në ‘Big Brother VIP’ dhe jashtë saj. Mënyra e komunikimit u kthye sot në temë debati mes Luizit dhe Kiarës. Këngëtari i kërkoi Kiarës që t’i flasë mirë, madje i përmendi edhe tonin e zërit. Ky diskutim ndodhi pak minuta më parë, në kohën kur disa banorë ishin në gjumë e të tjerë po konsumonin ushqim.
Kiara ishte duke i shpjeguar diskutimin e mëngjesit mes tyre, mirëpo duket se nervat e Luizit nuk mbajnë shumë. Ai i kërkoi që të mos bërtiste e të kthehej të komunikonte me të kur të ‘mësojë’.
“Mendova se të kishte mbetur hatri nga ajo që të thashë dje, me gërrhimën dhe më the në mëngjes jam pa gjumë”- i thotë Kiara.
“Mos bërtit, kur të mësosh të flasësh lehtë, hajde flasim. Mëso të flasësh”