Valbona Mema nuk do të jetë më pjesë e Big Brother. Në mëngjes, këngëtares i është komunikuar se një nga pjesëtarët e familjes nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, nisur nga kjo arsye, Valbona ka zgjedhur të largohet përfundimisht nga shtëpia më e madhe në Shqipëri.
Para se të largohej, këngëtarja takoi në dhomën e rrëfimit Oltën dhe Luizin duke i komunikuar vendimin e saj. Ishte ky i fundit që ia komunikoi banorëve se Valbona nuk do të jetë më në Big Brother dhe se banorët që u nominuan si Tani,Olta, Kristi, Armaldo dhe Dea nuk do të largohen ditën e shtunë.
Zgjedhja e liderit këtë javë solli një debat mes Valbonës dhe Luizit. Luizi i kërkoi llogari përse zgjodhi Oltën, duke e ditur që lideri do të kishte një avantazh në lojë. Valbona është ndjerë e presionuar dhe madje ka shpërthyer në lot.
