“Rrufe në qiell të hapur”, klubit të Kategorisë së Parë i largohet trajneri

by KLIKOJE.AL

Nuk ka zgjatur shumë eksperienca e Ditmar Bicaj-t në drejtimin e skuadrës së Lushnjes në Kategorinë e Parë. Trajneri i afruar pas startit të sezonit, për të zëvendësuar Erion Xhafën, tashmë ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin në fjalë, i cili në fundjavë pësoi humbjen e radhës në ndeshjen kundër Kastriotit.

Humbja në fjalë la Lushnjen në vendin e 10 në renditje me 16 pikë pas 17 javësh kampionat, duke afruar makthin e rënies për klubin me histori jo vetëm në këtë kategori, por edhe në Superiore.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit, me kryebashkiaken Eriselda Sefa e cila ka konfirmuar zyrtarisht  se Lushnja ka mbyllur kapitullin Bicaj dhe do të nisë kërkimin e një trajneri të ri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.