Dy sulmues për Besën e Superiores, ish-lojtari i Tiranës dhe Teutës pranë firmës me kavajasit (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

Besa kërkon që të rikthehet në Superiore, ndërsa aktualisht bën pjesë në zonën “play off” të Kategorisë së Parë. Për këtë kavajasit po lëvizin, që të përforcojnë ekipin e Gugash Maganit me elementë nga elita e futbollit shqiptar.

Mësohet se Besa është pranë zyrtarizimit të dy sulmuesve, që ishin pjesë e Superiores në pjesën e parë të sezonit. I pari, pikërisht Aldi Gjumsi që e mbylli te Tirana. Emri tjetër vjen nga Teuta dhe bëhet fjalë për Joel.

Ekipi i Gugash Maganit kaloi një fillim mjaft të vështirë, duke u shfaqur në luftë për mbijetesë. Tashmë që gjërat kanë ndryshuar, kavajasit pritet të shtojnë elementet cilësorë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.