Është mbeldhur ditën e sotme mbledhja e Grupit parlamentar të PD-së, por mbledhja ka zgjatur vetëm rreth 40 minuta ndërsa Alibeaj e ka kundërshtuar pjesmarrjen e Berishës në këtë takim.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Alibeaj, aktualisht kryetar i komanduar në PD, tha se Berisha ishte i paftuar, sepse ai nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar demokrat.
Enkelejd Alibeaj tha:
“Sinjalet nuk mund të jepen duke pushuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme si Berisha.
Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar cili është grupi parlamentar i PD, Berisha nuk është pjesë.
Për të gjetur gjuhën e përbashkët, ca akte të rëndësishme që të perceptohen nga njerëzit, ndërprerja e gjuhës linçuese, proceset paralele që zhvillohen për të thelluar ndasinë nuk japin sinjale bashkimi. Të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto sinjale të njëanshme që demokratët në bazë të bashkohen. Ky është hapi i parë drejt bashkimit. E rëndësishme është që të kemi të bashkuar, por mbi të gjitha të jemi fitues. Ka diçka të rëndësishme, ashtu si Basha mori pasojat e veta me dorëheqjen e vjet, duhet të ndodhë me simetrikë logjike, si një sinjal i fortë bashkimi. Ndërkohë, unë besoj se kemi detyrë dhe pa u lodhur që ta kërkojë diçka e më tepër, njerëzve të vuajtur, të sakrificës. Ndërkohë ne të bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.”
Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha tha se demokratët kanë vendosur që në Kuvendin e 11 Dhjetorit, por Alibeaj nuk do ta pranojë të vërtetën.
Pas mbledhjes ish-kryeministri tha:
“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha. Është rast unik që PD të bashkohet me diversitetin e saj. Ka diversitet, që e bën edhe më demokratike PD. Kjo është e vërtetë. Cilido që mendon bën zgjidhjen e tij, demokratët kanë folur për këtë, kanë folur me 11 dhjetor dhe 6 mars.”