Berisha nuk ndalet/ Pasi bllokoi foltoren dhe krijoi përplasje tregon vendimin: Data e protestës së radhës do të…

by KLIKOJE.AL

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli jashtë Kuvendit për të folur për mediat, pasi brenda nuk mori fjalën. Ai bëri me dije se brenda 2 ditëve do të vendoset data e protestës së radhës.

Ai u shpreh se parlamenti është më monist se ai i vitit 1991 pasi nuk respektohet asnjë nen i rregullores dhe kushtetutës.

“Parlament ku bëhet gjithçka për të shuar zërin e opozitës, vetëm e vetëm pse këta pushtetarë janë të tmerruar nga vjedhjet që po i bëjnë pasurisë publike. Parlamenti ka marrë formën e një shartoreje, ku kreu i pseudomazhorancës i lejon vetes të përdorë fjalorin më të papranueshëm, më fyes për çdo qytetar,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij parlamenti është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale, ku merren vendime në interes të grupeve kriminale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.