126
Ish-kryeministri Sali Berisha, po prezanton kandidatin e opozitës për Tropojën, Besnik Dushaj, ku është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga demokratët.
Berisha ka shigjetuar kandidatën e forcës së majtë, Rexh Byberin, duke u shprehur se është një kandidat që ka dalë nga sirtaret e Ramës.
Kreu i demokratëve i ka cilësuar kandidatët e PS për kryetarë bashkie si mafiozë të Ramës.
“Nga dole ti Rexh, nga sirtaret e Edi Ramës. Kudo që shkojnë përballen kandidatët e lirisë me kandidatët e mafies së bodrumeve të Ramës”, tha Berisha.