Berisha demaskon me foto: Kriminelët elektoralë të Ballukut që ndajnë para në Peshkopi!

by KLIKOJE.AL

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka demaskuar me foto, dy blerës të votave për zgjedhjet e 14 Majit, pjesë e ekipit të Zv. Kryeministres Belinda Balluku. “Këta janë kriminelët elektoralë të Belinda Ballukut që ndajnë para në Peshkopi! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkroi Berisha në Fb.

Qytetari që denoncon rastin ka dhënë detaje të reja për ç’ka shihet në foto: “Mirëmbrëma doktor! Këta janë dy persona, njëra thuhet se është sekretarja e Belinda Ballukut, kurse tjetri – drejtor i saj, që shpërndajnë prej tri ditësh lekë në Peshkopi. Ju lutem denonconi!” shkruan ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.