Beogradi në panik! Alarm për bomba në 115 shkolla/ Autoritetet marrin vendimin urgjent

by KLIKOJE.AL

Beogradi nuk po gjen qetësi pas dy masakrave me 17 viktima.  Sipas mediave serbe, në adresat e postës elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në komunat e Beogradit janë bërë njoftime për bomba.

Ekipet e Ministrisë së Brendshme janë në terren, ndërsa nxënësit janë evakuuar.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet në ato pa probleme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.