Menjëherë pas daljes nga Big Brother Vip Beniada Nishani ka nisur punë në Top Channel, madje Einxhel tha dje në një intervistë që nuk e ka takuar ende sepse modelja është shumë e zënë me xhirimet për “Proçesin Sportiv”.
Ndërkohë që është në punë, Beniada sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë momente nga prapaskenat. Por një video është bërë virale në rrjet me titullin “Beniada tallet me Trixën”, ndërsa ajo shfaqet në video duke thirrur producenten e cila quhet Jeta.
Beniada thotë:
“Jeta ma ka nxi jetën, por Jeta nuk është Trixa si mendoni ju që është Trixa. Jeta është emri I Jetës”.
Kujtojmë që shprehja “jetaaa” ishte ndër më të përmendurat në këtë Big Brother Vip nga këngëtarja Beatrix Ramosaj, po a është kjo video e Beniadës një tallje?! Neve nuk na duket e tillë gjithsesi komentojeni vetë më mirë.