Gjatë këtyre katër muajve Beniada dhe Donaldi nuk kanë pasur kurrë asnjë konflikt me njëri-tjetrit dhe javët e fundit është vërenjtur një afrimitet i madh mes tyre.
Madje një puthje që modelja i dha aktorit në faqe bëri që rrjeti të ziente nga komente të tipit “Shkoni shumë bashkë”, “Sa shumë kimi keni me njëri-tjetrin”, “Këta do lidhen bashkë pas Big Brother”, etj.
Mirëpo kjo nuk duket se e ka shqetësuar Beatrixën, pasi në një postim të fundit këngëtarja tregon që nuk është aspak xheloze.
Trixa ka bërë një postim të fundit në Instagram, ku përmes një videoje që shfaqet ajo bashkë me Beniadën shkruan ”Një shoqe si ajo” dhe e shoqëron me një emoji diamanti, pra e cilëson Beniadën një shoqe të rrallë.