Benet Beci “zbret në fushë”, Kryetari i Bashkisë Shkodër takon lojtarët e Vllaznisë përpara ndeshjes ndaj Tiranës (video)

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qënë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para ndeshjes Vllaznia-Tirana që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi”.

Kreu i institucionit vendor, Benet Beci përgëzoi të gjithë lojtarët për rezultet e arritura deri tani ndërkohë që garantoi mbështetjen e vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë.

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, falenderoi kryebashkiakun për ndihmën që po jep për Vllazninë dhe vemendjen ndaj klubit. Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës ndërkohë që janë premtuar edhe plot supriza të tjera për tifozët e pranishëm.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)