Qëndrimet ndaj performancës së Ronela Hajatit në Eurovision vijojnë. Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli thotë se shkak i skualifikimit të saj në gjysmëfinale ka qenë veshja.
Kryetari i AKR-së në një reagim në rrjete sociale shkruan se në Itali, Francë e Zvicër e kanë vlerësuar muzikën e Ronelës, por ishte veshja që e bëri të talleshin me të.
“Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Song Contest të Eurovizionit 2022 për shkak të veshjës me të cilën hyri në garë.
Mbrëmë, por edhe sonte në debate të ndryshme, këtu në Itali, Francë e Zvicër vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe përformancën e Ronelës dhe u vjen keq për skualifikimin e saj por, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vulgare se si ajo ishte veshur.
Ata thonë se ajo u skualifikua për këtë arsye”.- shkruan ai.
Megjithatë sot Ronela është zgjuar me 1.7 milionë klikime në You Tube në performancës e saj në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian, duke u renditur e dyta si më e klikuara pas Ukrainës që ka 2.3 milionë klikime.
Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me kritikat dhe shkakun pse ajo nuk ka shkuar në finale. Në postimet e saj në rrjetet sociale Ronela është shprehur zemërthyer por ‘fituese e Eurovision’ pasi sipas saj, ka fituar zemrat e publikut.