Bayern vijon rrugëtimin drejt titullit të radhës, Leipzig nuk mundet të rihapë kampionatin

Bayern ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për titullin e radhës kampion në Gjermani, në përballjen e drejtpërdrejt me Leipzig-un e vendit të dytë.

Ndonëse me disa mungesa shumë të rëndësishme në formacion, mes tyre dhe sulmuesi Lewandowski, bavarezët kanë triumfuar 0-1 në këtë transfertë të vështirë.

Ndeshja u zgjidh falë një goli të Goretzka në minutën e 38 të takimit.Me këtë fitore Bayern Munchen rrit avantazhin në krye të renditjes me 7 pikë më shumë, kur kanë mbetur dhe 7 javë kampionat.

Related posts

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë

Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore

Lëvizje surprizë në Superiore, Skënderbeu “blindon” trajnerin e ri