Largim i papritur nga Flamurtari, mesfushori braktis në mënyrë të papritur klubin

by S.M

Jemi më pak se një muaj larg startit të Superiores dhe surprizat nuk mungojnë. Idriz Batha është largimi i fundit nga skuadra e Flamurtarit.

Sipas shqypit të shkruar bëhet me dije se mesfushori nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Turqisë dhe duke mos qenë pjesë e ekipit. Ish-lojtari i Partizanit dhe Tiranës siç dihet kishte kontratë me vlonjatët edhe për një sezon dhe nuk dihet ende arsyeja se pse ka vendosur të “braktisë” kuqezinjtë vetëm pak javë para fillimit të kampionatit.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, Batha ishte një nga liderët e skuadrës, i cili ndihmoi vlonjatët të riktheheshin  në Superiore. Ndërkohë drejtuesit kanë bërë afrime mjaft cilësore në këtë merkato, duke përforcuar ekipin për sezonin e ri, ku synojnë të rikthehen edhe te trofetë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.