Partizani ka një favor në duelin me BATE-n pasi formacionit bjellorus i është dashur të bëjë xhiron e Europës për të mbërritur në Tiranë. Sipas mediave bjelloruse plani i parë ka qenë ai për të ndjekur intenerarin Minsk-Stamboll-Tiranë. Por ky plan nuk u rrealizua për shkak të mungesës të avionëve dhe BATE-s i është dashur që të kalojë në tranzit në dy shtete të tjerë përpara se të mbërrinte në Tiranë.
Udhëtimi i BATE-s drejt Tiranës ka qenë i ndarë në dy pjesë. Si fillim avioni u ul pasditen e të shtunës në Riga dhe më pas me autobusi i ekipit udhëtoi drejt kryeqytetit ku mbërriti në mesnatë.
Të dielën në mëngjes skuadra e BATE-s mori një tjetër avion, i cili u ul në Frankfurt. Në qytetin gjerman skuadra qëndroi për katër orë përpara se të nisej drejt Tiranës.